Shpërthimi në “Ibër Lepenc”/ Kryeministri thërret konferencë të jashtëzakonshme

Shpërthimi në “Ibër Lepenc”/ Kryeministri thërret konferencë të jashtëzakonshme

23:15, 29/11/2024

Kanalet e “Ibër Lepencit” në veri të vendit janë sulmuar me një mjet shpërthyes.

Rastin e konfirmoi edhe kryeshefi i kësaj KRU-je, Faruk Mujka.

“Po. Këtë punë e ka marrë në kompetencë policia. Po, e kemi një dëmtim dhe për momentin e kemi ndaluar ujin dhe po këqyrim me e sanu sa më shpejt, sepse prej aty po lirohet edhe ujësjellësit edhe KEK-u. Kështu që, po këqyrim sa më shpejt me e rregullu këtë punë”, tha Mujka.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti do të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 23:30

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco