Serbia sulmoi Kosovën në Zveçan, posi Rusia Ukrainën

Serbia sulmoi Kosovën në Zveçan, posi Rusia Ukrainën

23:05, 29/11/2024

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të premten mbrëma në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke dëmtuar rëndë kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ky kanal është thelbësor për furnizimin me ujë të pijshëm për rreth 700 mijë banorë të Kosovës dhe për ftohjen e turbinave të termocentraleve të KEK-ut.

E një skenar i njëjtë ishte përdorur edhe nga Rusia ndaj Ukrainës para dy viteve, të paktën kështu po e sheh gjithë këtë ngjarje hulumtuesi i lartë për siguri dhe luftë hibride nga Instituti Octapus, Gurakuç Kuçi.

"Rusia sulmoi Ukrainën përmes luftës energjetike, dhe tani Serbia sapo përdori të njëjtën taktikë kundër Kosovës në Zveçan".

Tutje, Kuçi shton "Energjia është arma e re në konfliktet hibride, duke sulmuar sovranitetin dhe stabilitetin. BE, SHBA dhe NATO duhet të reagojnë menjëherë", përfundon komentin e tij Kuçi në Facebook,raporton Syri Kosova.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco