'Sulm puro terrorist', Gjinovci reagon ashpër pas shpërthimit në Zubin Potok – jep mesazhin e fortë

'Sulm puro terrorist', Gjinovci reagon ashpër pas shpërthimit në Zubin Potok – jep mesazhin e fortë

22:35, 29/11/2024

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën kryesore, në Uglar të Zubin Potokut, nga i cili është dëmtuar një kanal i Ibër-Lepenci.

E për këtë ngjarje ka reaguar Rron Gjinovci.

Ai në një postim në Facebook tha se ky është një sulm terrorist, derisa tha se kjo është vazhdimësi e krimeve kundër njerëzimit e Serbisë.

“Serbia nuk kupton gjuhë tjetër veç gjuhën e forcës. Na duhen ma shumë drona, ma shumë anti tanke, ma shumë kundërajrore”, shkroi ndër të tjera Gjinovci.

Postimi i plotë

Sulm puro terrorist sulmi me dinamit në kanalet e Ibër-Lepencit. Sulm që synon me i lanë qytetarët pa ujë. Sulm si vazhdimësi e krimeve kundër njerëzimit e Serbisë. Serbia nuk kupton gjuhë tjetër veç gjuhën e forcës. Na duhen ma shumë drona, ma shumë anti tanke, ma shumë kundërajrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco