Manxhuka i përgjigjet Bajramit: E kishte mundësinë për përballje, nuk erdhi

Manxhuka i përgjigjet Bajramit: E kishte mundësinë për përballje, nuk erdhi

14:39, 29/11/2024

Arlind Manxhuka, zëdhënësi i VV-së, i është përgjigjur deputetës së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila e sfidoi VV-në për debat dhe përballje në televizion.

Manxhuka ka shkruar se Bajrami e ka pasur mundësinë për përballje.

Tutje, Manxhuka ka shpërndarë një video të moderatorit të emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri.

“Hykmete Bajrami e kishte mundësinë për përballje, por ndonëse e kishin konfirmuar nuk erdhi. Këta shprehin guxim për përballje për aq kohë sa supozojnë që ajo nuk ndodhë, kur ndodhë ja si duken karriget” – ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco