Për herë të dytë këtë vit, shqiptarët bllokojnë plotësisht qytetin e Dortmundit në Gjermani.
Herën e parë ishte për Europianin, këtë herë për Festën e Pavarësisë.
Sipas medieve lokale, qindra makina me flamuj shqiptarë vërshuan në qytetet duke u rënë borive.
Policia u desh të ndërhynte, por e kishte shumë të vështirë që të qetësonte situatën.
Ajo fillimisht mbylli atë që njihet si Muri i Dortmundit për të ndaluar qarkullimin.
Vetëm rreth mesnatës, ata mundën të ndalonin paradën e shqiptarëve. Sipas policisë, të paktën 350 makina ishin të pranishme në paradë.
Autoritetet thanë se kanë vendosur disa gjoba dhe mund të ngrenë edhe padi civile.
© SYRI.net