Një ceremoni festive është zhvilluar në New York për të kremtuar 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ngjarje të veçantë, pjesëmarrës ishte edhe kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams, i cili mbajti një fjalim në nder të këtij përvjetori historik.
Gjatë fjalës së tij, Adams vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar rolin e tyre në forcimin e diversitetit dhe zhvillimin e qytetit të New Yorkut. Për të shprehur solidaritetin e tij, Adams mbante një shall kuqezi – simbol i flamurit kombëtar shqiptar.
Në faqen zyrtare të Bashkisë së New Yorkut, është nënvizuar rëndësia e eventit si një shprehje e vlerësimit për diversitetin kulturor dhe kontributin që secili komunitet sjell në të ardhmen e qytetit.
© SYRI.net