KAFE SHQETO/ Peka: Hetimi pasuror e ka pastruar Berishën nga akuzat

09:39, 28/11/2024

Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD,  Avenir Peka, nga studioja e ‘KAFE SHQETO’ në SYRI TV u shpreh se hetimi që u bë ndaj liderit të opozitës lidhur me pjesën pasurore, në fakt vetëm sa e ka pastruar atë nga të gjitha akuzat e bëra nga narko-shteti i Ramës.

'E vërteta është që për Saimir Tahirin u përdor sistemi thjesht për ta larguar nga politika, por në të vërtetë ai nuk u hetua për atë që ai ka bërë. Tahiri ka qenë Ministri i Brendshëm dhe ka qenë me kreun e trafikut të drogës në Shqipëri, ai nuk është hetuar për këtë fakt, por është hetuar në mos gabofsha për shpërdorim detyre.

Në këtë aspekt, sistemi i drejtësisë u përdor thjesht për ta larguar nga politika, por ai as nuk u hetua dhe as nuk u gjykua për atë që ka bërë.  Ai është mbrojtur në një farë mënyrë, u mbrojt edhe tek pjesa e hetimit pasuror. Unë shoh edhe zyrtarë të lartë që janë nën hetim, që ka një përpjekje për ta ruajtur pasurinë, i merr dikujt shtëpinë këtu, i bllokon një lokal diku tjetër dhe ky nuk është hetim pasuror.

Sa i përket reformës në drejtësi, që në momentin që ajo u krijua, u bë që të kapet sistemi dhe sistemi u kap në dy aspekte. E para për ta ndihmuar Ramën se kush do ndiqet penalisht e kush jo, dhe e dyta për të shërbyer si një shpatë kundër kundërshtarëve politikë. Në rastin e Berishës, ne e dimë shumë mirë që ky hetim ndaj tij (hetimi pasuror) faktikisht e ka pastruar nga të gjitha akuzat.

Kreu i opozitës ka treguar se burimet e tij janë të pastra dhe debati që ne shtrojmë sot se përse u lirua, nga kush u lirua, qysh tek tregojnë pikërisht sëmundjen që ka sistemi.

Ne diskutojmë dhe bëjmë debat politik këtu, sepse askush nuk beson tek drejtësia dhe në këtë aspekt unë dua të ngre entuziazmin e opozitës dhe lirimi i Berishës nuk ka lidhje se është bërë drejtësi apo jo. Arrestimi i tij lidhet me fushatën elektorale, pra ai u arrestua për të mos bërë fushatë elektorale, nuk u lejua që të lëvizë jashtë shteti që të mos bëjë takime me shqiptarët'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco