Dogana e Kosovës ndalon hyrjen e 16,500 kilogramëve çokollatë nga Zvicra me afat të skaduar

Dogana e Kosovës ndalon hyrjen e 16,500 kilogramëve çokollatë nga Zvicra me afat të skaduar

08:07, 28/11/2024

Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen e një sasie të konsiderueshme të mallrave ushqimore të skaduara në Zyrën Doganore të Mitrovicës.

Dërgesa përmbante çokollata të importuara nga Zvicra, me një peshë neto prej 16,500 kg, të cilat u zbuluan me afat të skaduar gjatë procesit të kontrollit të rregullt doganor.

Menjëherë pas identifikimit të problemit, Dogana njoftoi Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për inspektimin e mëtutjeshëm të produktit, si dhe prokurorin e rastit për trajtimin e mëtejshëm ligjor të situatës.

Parandalimi i hyrjes së produkteve të rrezikshme në treg është prioritet i vazhdueshëm për Doganën e Kosovës, e cila punon ngushtë me institucionet përkatëse për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e mallrave që importohen në vend.

“Ky rast shĂ«rben si kujtesĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« importuesit qĂ« tĂ« respektojnĂ« rregulloret dhe standardet e sigurisĂ« ushqimore, ndĂ«rsa qytetarĂ«t ftohen tĂ« jenĂ« vigjilentĂ« dhe tĂ« raportojnĂ« çdo dyshim pĂ«r produkte tĂ« skaduara ose tĂ« rrezikshme nĂ« treg”, thuhet nĂ« njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco