Një 20 vjeçar dhunohet në Burgun e Dubravës, Prokuroria jep detaje

Një 20 vjeçar dhunohet në Burgun e Dubravës, Prokuroria jep detaje

17:26, 27/11/2024

Një person 20 vjeçar, i burgosur, është dhunuar seksualisht nga dy persona të tjerë brenda burgut.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në dhomën ku ai ishte caktuar me dy të burgosur të tjerë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar rastin.

Nikçi ka thënë se rasti ka ndodhur javën e kaluar, ndërsa i njëjti është raportuar para disa ditësh.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar, është raportuar këto ditë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ndërsa prokurori i shtetit ka kërku që me u bo ekzaminimi mjekësorë dhe jemi në pritje të raportit për të marrë veprime të mëtutjeshme”, është shprehur ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco