Arrestohet katër të dyshuar për kanosje ndaj zyrtarëve policor në Rahovec

Arrestohet katër të dyshuar për kanosje ndaj zyrtarëve policor në Rahovec

10:28, 27/11/2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, si të dyshuar për mospërfilljen e urdhërave të zyrtarëve policor në Rahovec.

Sipas raportit ditor thuhet se drejtuesi dhe tre persona të tjerë i kanë kanosur verbalisht zyrtarët policor, pasi që ata ishin në traktor dhe nuk janë larguar nga trafiku.

 “Policia gjatë patrullimit kanë  hasur në një mjet  bujqësor ( traktor) të drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar.  Nga i njëjti patrulla ka kërkuar që  mjeti me rimorkio të largohet nga  trafiku, mirëpo  drejtuesi me tre të dyshuar të  tjerë duke mos respektuar urdhrat i kanë kanosur verbalisht zyrtarët policorë.  Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco