Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Kolumbi

Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Kolumbi

10:26, 27/11/2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Presidenca përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Osmani dhe Petro kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme por edhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e një kreu të Kosovës në Kolumbi.

Pritje me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Osmani.

“Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!”, u shpreh Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco