Kurti mbledh sot ministrat, këto janë projektligjet dhe propozimet që do të shqyrtohen

Kurti mbledh sot ministrat, këto janë projektligjet dhe propozimet që do të shqyrtohen

08:44, 27/11/2024

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen  e radhës.

Në rend dite në mbledhjen që pritet të fillojë në ora 10:00, janë 15 pika.

Pika e parë e rendit të ditës lidhet me Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga shteti.Do të shqyrtohet edhe Projektligji për Rezervat e Detyrueshme të Naftës dhe ai për Inspektoratin e Arsimit.

Kjo është mbledhja e 233-të e Qeverisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco