Sot nga njësitë të stacionit policor ‘Veriu’ në Prishtinë, në tri lokacione të ndara, janë arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Personat dyshuar: I.K., shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (15 muaj) për veprën ‘Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e substancave narkotike, B.K., shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (125 ditë) për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe A.B., shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim 1 vit, për raste të rënda të vjedhjeve grabitqare, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit./
© SYRI.net