Çadraku në Hagë: Kurrë nuk kam marrë urdhra nga Kadri Veseli

Çadraku në Hagë: Kurrë nuk kam marrë urdhra nga Kadri Veseli

16:53, 26/11/2024

Halil Çadraku, në dëshminë e tij të martën në Hagë, tha se gjatë gjithë veprimtarisë në sektorin e Zbulim – Kundërzbulimit (ZKZ), kurrë s’ka marrë ndonjë urdhër nga Kadri Veseli.

Ai tha se kjo s’ka ndodhur as edhe ndaj anëtarëve tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa theksoi se nëse do të ishte e kundërta, do të ndihej krenar.

“Kurrë gjatë krejt veprimtarisë time nga 8 janari e deri në atë kohë kur e kam lënë këtë detyrë më 20 prill të vitit 2000, unë kurrë nuk kam pas ndonjë urdhër nga Kadri Veseli apo ndonjë urdhër nga sektori përkatës i Shtabit të Përgjithshëm”, deklaroi Çadraku

“Në dokumentet e mia do të isha shumë krenar po të kisha ndonjë urdhër apo detyrë nga ata, por kurrë nuk kam pas një diçka të tillë. Gjithmonë kam vepruar me ato opinionet e mia me çka kam kuptuar dhe cila rrugë është më e mira”, shtoi ai.

Përpara kësaj dëshmitari i Hagës, tha se që nga nëntori i 1998-ës deri në marsin e 99-ës nuk e ka parë asnjëherë Kadri Veselin, raporton Betimi për Drejtësi.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco