Hykmete Bajrami i ka reaguar sërish Ministrit të Financave Hekuran Murati lidhur me vlerën e kontratave njëburimore, që sipas deputetes së LDK-së nuk është e saktë.
Bajrami tha se në vitet 2008 i gjithë buxheti i Kosovës ishte 963 milionë euro, dhe kontratat njëburimore s’mund të ishin mbi 800 milionë euro.
Në një postim në Facebook, Bajrami e LDK-së thotë se “Qeveria përmes propagandës çdo ditë na ofendon secilin prej nesh – mundohet që të pavërtetat me i shitë si fakte duke supozu që askush në këtë vend nuk lexon”.
Sepse krejt buxheti i kosovës ka qënë:
963 milionë euro,
minus 227 mil. euro janë shpenzu për paga (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik),
minus 209 mil. euro janë shpenzu për subvencione dhe transfere (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik),
minus 18 mil. euro janë shpnzu për shpenzime komunale (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik),
Dmth. pjesa e mbetur e që është vetëm 509 milionë euro (963 –227-209 -18 = 509) ka mbetë për tu shpenzuar përmes procedurave të propkurimit publik”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
“Nëse e shikojmë nëpër vite se si ka qenë raporti i kontratave me procedurë të negociuar nëpër vite, del se niveli më i lartë i përdorimit të kësaj lloj metode, pra tenderë njëburimorë apo tenderë sekretë siç ka qef t’i quajë opozita, ka qenë në vitet 2008 me 19.9% dhe në vitin 2015 me 16.1%”, kishte shkruar Murati dje pasdite në Facebook.
Madje ai kishte shtuar se hetimet duhet të filloheshin në këto vite, kur në qeverisje ka qenë koalicioni PDK-LDK dhe Ministre ka qenë deputetja tani e LDK-së, Hykmete Bajrami.
“Në grafikon, me vijë të kuqe është paraqitur përqindja e vlerës së kontratave me procedurë të negociuar në raport me vlerën totale të kontratave, nëpër vite.
© SYRI.net