Albulena Haxhiu e nis ditën me një videomesazh: Mos heshtni, raportoni rastet e dhunës

Albulena Haxhiu e nis ditën me një videomesazh: Mos heshtni, raportoni rastet e dhunës

08:01, 25/11/2024
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, fillon fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Ajo përmes një video ka thënë se gjatë mandatit janë përpjekur për të forcuar përgjegjësinë institucionale në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Haxhiu ka kërkuar që të gjitha rastet e dhunës të mos i heshtin por t’i raportojnë.

Ndryshe, për nder të kësaj ngjarje do të organizohen disa aktivitete, të cilat do të përmbyllen në orën 18:15, ku do të bëhet edhe shënimi i kësaj fushate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco