Nga shiu në dëborë?/ Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Nga shiu në dëborë?/ Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:16, 23/11/2024

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në orët e paradites.

Sipas parashikimeve, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pas mesditës do të lokalizohen kryesisht në lindje-juglindje, ku do të shfaqen si shtrëngata afatshkurtra deri në mesditë.

Në Alpe dhe relievet malore në veri-verilindje-lindje, mbi 700 metra lartësi, priten reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërkohë, në zonat malore në jug, në lartësi mbi 900-1000 metra, reshjet e dëborës pritet të jenë me intensitet të ulët.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut dhe dëborës do të ndërpriten pas orëve të mesditës. Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi 3-12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e paradites mund të arrijë deri në 13-21 m/s, duke krijuar dallgëzim në dete të forcës 3-6 ballë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco