Osmani udhëton për në Kanada për ta përfaqësuar Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë

Osmani udhëton për në Kanada për ta përfaqësuar Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë

18:57, 22/11/2024

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, në këtë Forum Osmani do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë me temë: Epoka e optimizmit – tani varet nga ne.

Ajo do të mbajë edhe një ligjëratë para studentëve dhe një takim me mërgatën.

“Në agjendën e Presidentes Osmani gjatë vizitës në Halifax do të jenë edhe një sërë takimesh bilaterale me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve të tjera. Presidentja Osmani, po ashtu, do ta ketë një ligjëratë para studentëve dhe një takim me përfaqësues të mërgatës në Halifax. Përndryshe, Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është ngjarje vjetore, e cila mbledh vendimmarrësit në kërkim të zgjidhjeve që kanë të bëjnë me sferën e sigurisë globale”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco