Berisha: Kushtetuesja damkosi sërish veten e saj! Çështja do shkojë në Strasburg, aty ku nuk sillen si zuzarë me ligjet

Berisha: Kushtetuesja damkosi sërish veten e saj! Çështja do shkojë në Strasburg, aty ku nuk sillen si zuzarë me ligjet

19:51, 21/11/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj antikushtetuese, damkosi sërish veten e saj.

‘Kushtetuesja damkosi sërish veten e saj! Çështja do shkojë në Strasburg, aty ku nuk sillen si zuzarë me ligjet’, paralajmëroi kryedemokrati gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Sigurisht miqtë e mi, çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë.

Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë.

Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran.

Shkeli Kushtetutën.

Shkeli ligjin e vet.

Shkeli ligj e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit.

Pra, është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet.

Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë.

Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut.

Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve.

Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion.

Sigurisht këta janë gjykatës me probleme shumë madhore, por është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Ne do fitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco