Pecin e kap inati, u hynë kontrollë arkivave dhe nxjerr dokumente: Fahrie Hoti u padit nga ministria në vitin 2017

Pecin e kap inati, u hynë kontrollë arkivave dhe nxjerr dokumente: Fahrie Hoti u padit nga ministria në vitin 2017

20:13, 21/11/2024

Pas reagimeve të shumta se si Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ia ka refuzuar grantin grave të Krushës, e i ka dhënë grant vëllait të deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, Ministri Faton Peci u ka hyrë arkivave të Ministrisë e ka nxjerrë disa dokumente.

Peci ka zbuluar se Fahrie Hoti ishte paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 20., shkruan Reporteri.net.

“A dini që në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore “KRUSHA” dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant? Tash e dini. Media kemi pasur edhe në vitin 2017. Por në lajme nuk e kemi parë asnjëherë. Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK).”, ka shkruar Peci.

 

Ai ka paralajmëruar se nesër do të tregojë edhe se si Grave të Krushës u ishin refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj.

“Kurse nesër do t’iu tregoj se si Grave të Krushës u janë refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj”, ka shkruar tutje Peci.

Në dokumentin e publikuar nga Peci, kthimi i mjeteve kërkohet me arsyetimin “për mospërmbushje të obligimeve sipas Kontratës dhe Vendimit për mbështetje për programin e Zhvillimit Rrual”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco