Meta prezanton amendamentin 13, ka të bëjë me sigurinë shëndetësore të qytetarëve

Meta prezanton amendamentin 13, ka të bëjë me sigurinë shëndetësore të qytetarëve

14:15, 21/11/2024

Deputeti Burim Meta ka propozuar para Kuvendit Amendamentin e 13, i cili ka të bëjë me sigurinë shëndetësore të qytetarëve të Kosovës.

Në fjalën e tij, Meta tha se kërkohet nga Ministria e Kulturës ndarja e mjeteve më shumë 2 milionë euro, po ashtu edhe nga Ministria e Mjedisit ndarja e mjeteve me shumë prej 4 milionë euro, me qëllim të sigurimit të terapive për qytetarët.

“Dua ta prezantoj një amendament i cili ka të bëjë rëndësi jetësore. Me qëllim të sigurimit të terapisë tek pacientët e diagnostikuar me sëmundje malinje dhe duke u nisur nga përgjegjësia institucionale që bëjmë ne për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, si dhe bazuar në obligimin kushtetues e ligjor për sigurimin e shëndetit, propozojmë që nga kategori të ndryshme kapitale të bartet buxheti në Ministrinë e Shëndetësisë, konkretisht për Institutin e Onkologjisë, unë propozoj se nga Ministria e Kulturës, të merren mjete me shumën prej 2 milionë eurove për sigurimin e terapisë në nevojë për vitin 2025. Po ashtu nga Ministria e Mjedisit, të merren mjete prej shumës prej 2 milionë euro për sigurimin e terapive për pacientët, po ashtu nga e njëjta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco