Policia e Kosovës ka gjetur e konfiskuar sot në Zubin Potok një sasi armësh, municioni, uniforma.
Pas kësaj ka reaguar ministri i Punëve tw Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se i ekspozuan jo vetëm mbetje të bandave kriminale por edhe “vendstrehimi i armëve për planifikimeve të tyre të errëta”.
Postimi i plotë:
Për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.
Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.
Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë.
Policia e Kosovës ka sekuestruar ka gjetur dhe sekuestruar uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake në pronën e një personi në kërkim në fshatin Drobonjak të Zubin Potokut. I njëjti është në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut, që ishte hetuar në vitin 2018.
Policia ka bërë me dije se këto uniforma dhe pajisje ushtarake gjendeshin në mal, në një vend të mbuluar, shkruan Reporteri.net.
“Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim”, thuhet në njoftim.
© SYRI.net