Akademia e Kosovës për Siguri Publike riakreditohet nga IADLEST i SHBA-ve me Çmimin e Ekselencës

Akademia e Kosovës për Siguri Publike riakreditohet nga IADLEST i SHBA-ve me Çmimin e Ekselencës

16:24, 20/11/2024
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) riakreditohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fushën institucionale. Akademia ka rikonfirmuar edhe një herë nivelin e lartë të aplikuar të standardeve institucionale përmes pranimit të Çmimit të Ekselencës.
 
AKSP pas fazës fillestare për riakreditim, filloi procesin aplikues në dhjetorin e vitit 2023. Ngarkimi i dokumentacionit në platformën e ofruar nga IADLEST u përmbyll në fund të muajit mars 2024, me çfarë filluan përgatitjet për fazën inspektuese në terren nga ana e ekipit vlerësues të IADLEST. Vizita fakt-mbledhëse dhe inspektuese është bërë me datën 18 deri më 19 nëntor 2024 në Akademi. Ekipi vlerësues i ekspertëve në përbërje të Mark Damitio, menaxher i akreditimit në IADLEST dhe Steve Bennett, ekspert i akreditimit, zhvilluan një mori takimesh në koordinim me Emin Ukën, Udhëheqës i Divizionit për Sigurimin e Cilësisë dhe njëherësh Menaxher i Akreditimit në AKSP.  
 
Nën udhëheqjen dhe menaxhimin e Kastriot Jasharit, zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, u zhvilluan takime me stafin menaxhues, udhëheqës, trajnues dhe kadetët në AKSP, duke verifikuar përputhshmërinë e politikave, proceseve dhe zbatueshmërinë e standardeve në kuadër të AKSP-së.
 
Kjo njohje e konfirmon faktin se Akademia mbetet lider në përmbushjen e misionit dhe vizionit të saj si njëri ndër institucionet me aplikueshmërinë e praktikave më të mira institucionale në rajon dhe më gjerë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco