Ndërrimi dhe ndërtimi i rrjetit për furnizim, nesër lë pa ujë këto rrugë të Obiliqit

Ndërrimi dhe ndërtimi i rrjetit për furnizim, nesër lë pa ujë këto rrugë të Obiliqit

10:45, 20/11/2024

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa rrugë në Obiliq do të mbeten pa furnizim me ujë për shkak të punimeve.

Nga paraditja e nesërme, për shkak të ndërrimit dhe ndërtimit të rrjetit për furnizim me ujë, ndërprerje të furnizimit do të ketë në rrugët: “Ferid Curri”, “Idriz Sallova”, “Abaz Pllana”, “Sadri Prestreshi”, “Ajet Mjeku”, “Shkupi”, “Gjeneva”, dhe zonat përreth tyre.

“Punimet pasojnë si pjesë e projekteve investive të planifikuara të KRU ‘Prishtina’, në shërbim të konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco