“Jam i bindur se ruajtja e kujtimit të Fitores së Madhe do të forcojë vendosmërinë e përbashkët për të kundërshtuar çdo manifestim të neonazizmit dhe do të shtojë bashkëpunim konstruktiv për të garantuar paqen dhe sigurinë në planet. Pres t’ju shoh në Moskë”, ka shkruar Putin.
Vuçiç dhe Putin folën për herë të fundit me telefon më 20 tetor të këtij viti, pas së cilës presidenti serb u tha gazetarëve se Putini e kishte ftuar të merrte pjesë në 80 vjetorin e fitores ndaj nazizmit.
Kujtojmë se Rama dhe Vuçiç kanë një miqësi të ngushtë mes tyre të cilën e kanë shfaqur edhe publikisht, por mesa duket edhe direktivat politike i marrin nga i njëjti burim edhe pse përpiqen që hera - herës të duken publikisht ai pro-perëndimorë.
Pak ditë më parë Rama u shfaq në një darkë me autokratin Lukashenko.
© SYRI.net