Mungoi në punë pa arsye, Trepça e largon përkohësisht punëtorin

Mungoi në punë pa arsye, Trepça e largon përkohësisht punëtorin

14:59, 19/11/2024

Ndërmarrja “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor pasiqë i njëjti ka munguar pa arsye.

“Me datën 19.11.2024 z.I.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:7217 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A”.

“Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti ka munguar në punë pa arsye”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje.

Ky nuk është largimi i parë nga puna i punëtorëve të ” Trepçës” për arsye disciplinore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco