Vrasja me thikë e 14-vjeçarit Martin Cani ditën e sotme dhe palgosja e shokut të tij nga një bashkëmoshatar në afërsi të shkollës ‘Fan Noli’, ka shokuar opinionin shqiptar.
Sipas burimeve për SYRI-n, Mario Perlleshaj është autori që ka goditur me thikë 14-vjeçarin Cani.
Konflikti mes adoleshentëve ka nisur prej një jave në rrjetet sociale. Shkaku i konfliktit, për motive banale.
Edhe 2 ditë më parë të rinjtë janë përballur me njëri-tjetrin ndërsa ditën e sotme janë zënë edhe në pushimin e gjatë. Autori i dyshuar dhe viktima kane pasur dhe nje debat gjatë pushimit dhe janë nxënës të "Fan Nolit".
Ka ndërhyrë oficerja e sigurisë i shkollës dhe është shuar konflikti, por një nga autorët e dyshuar ka lajmëruar shokët e tij nga një shkollë tjetër në Sauk të cilët kanë ardhur te shkolla "Fan Noli".
Kur ka përfunduar mësimi të miturit e tjerë kanë pritur shokun e tyre sapo ka përfunduar mësimi dhe kanë pritur kur kanë dalë nga shkolla viktima dhe i plagosuri (shokë me njëri-tjetrin) dhe i kanë sulmuar me thikë pasi jane konfliktuar fizikisht fillimisht.
Policia nuk është njoftuar nga shkolla për sherrin e parë kur ka ndodhur konflikti gjatë pushimit të gjatë në oborrin e shkollës, pasi e kanë shuar aty për momentin duke mos menduar që situata do të rëndohej.
© SYRI.net