Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në një drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje, nën organizimin e presidencës hungareze.
Osmani ka thënë se në këtë drekë pune kanë diskutuar rreth hapave për ta përshpejtuar integrimin e Kosovës drejt BE-së.
“Sot në drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje, nën organizimin e presidencës hungareze, në diskutim rreth hapave tutje për ta përshpejtuar integrimin e vendit tonë drejt BE-së. ”, ka shkruar Osmani.
© SYRI.net