Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës ‘Fan Noli’/ Viktima dhe i plagosuri ishin futbollistë të Dinamos U15

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës ‘Fan Noli’/ Viktima dhe i plagosuri ishin futbollistë të Dinamos U15

17:43, 18/11/2024

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e sotme teksa pas një sherri mes të miturish pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ka mbetur i vdekur një 14-vjeçar, teksa është plagosur një tjetër.

Sherri i dhunshëm ku viktima u godit me thikë në zemër, ndodhi në një distancë 150 metra nga shkolla “Fan Noli”, pas mbarimit të mësimit në këtë shkollë.

Viktima e kësaj ngjarje tragjike me inicialet M.C., ishte pjesë e skuadrës U15 të Dinamos, ashtu si edhe i plagosuri L.M. i cili po trajtohet në spital.

Të dy kishin qenë pjesë e skuadrës e cila vetëm një ditë më parë kishte luajtur ndeshje në kampionatin e kësaj grumposhe përballë Besës së Kavajës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco