Punëtoret teknike të Kuvendit kërkojnë qasje në vendin e punës

Punëtoret teknike të Kuvendit kërkojnë qasje në vendin e punës

16:39, 18/11/2024

padinë në gjyq. Por, iu garantoj këto punëtore për asnjë moment nuk kanë me humb asnjë cent nga puna që po e bëjnë por kjo kompani e cila me shtyrjen e disa individëve nga brenda sepse problemi nuk është me këta punëtorë a thua ne bëmë 2 muaj e gjysmë grevë për t’i simuluar të tjerët jo kjo po bëhet për t’i simuluar të tjerët”, theksoi ai.

Ndërsa, aktivistja, Liridona Sijarina u shpreh se veprimet karshi këtyre punëtoreve teknike është përbuzje dhe shkelje e dinjitetit të tyre.

“Të premten grave iu ka thënë që të hënën kanë me dal lista dhe ato kanë me marr vesh se kush mbetet në punë e kush jo, megjithatë u bë ora 1 e sa dhe gratë nuk kanë marr asnjë përgjigje prej Kuvendit. Kjo përveçse shkelje e të drejtave dhe dinjitetit të tyre është një përbuzje të cilën ne nuk duhet me e lejua me ndodh”, tha ajo.

E pas një takimi që zhvilluan kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi bashkë me përfaqësuesen e punëtoreve teknike, Nazife Krasniqi me përfaqësues të Kuvendit të cilët nuk u bënë të ditur për medie, Azemi tha se nga ky takim edhe Kuvendi i Kosovës iu jep të drejtën punëtoreve teknike për grevën që po e mbajnë.

Azemi tha se nga kompania po kërkojnë kthimin e të gjitha punëtoreve në vendin e punës si dhe kompensimet për dëmet shëndetësore të shkaktuara për shkak të grevës.

“Kuvendi mendon se ne kemi të drejtë baza ligjore është në anën tonë. Ka disa kaprica të brenda që ne duhet t’i tejkalojmë. Organi më i lartë Kuvend iu jep të drejtë këtyre punëtorëve ligjërisht normal që kemi telashe. Greva vazhdon dhe normal që zgjidhjen e kemi ne tani. Zgjidhja është të presim deri pasnesër që nëse kompania garanton me i kthye që të gjithë dhe garanton që duhet me pagua kompensimin e njerëzve që kanë ndenjur jashtë dhe kompensimin e punëtoreve që i kemi në shtëpi që janë lënduar gjatë kohës së punës nëse garanton për këto ne do të kthehemi nëse nuk garanton për kompensim dhe nuk garanton që të gjitha këto punëtore kanë me i rikthyer dhe nëse nuk kërkon falje këta punëtorë nuk kthehen dhe procedura vazhdon në aspekt ligjor në gjykatë, por ne punëtorët do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu”, tha ai./kp

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco