Arrestohet roja e pyllit në Kaçanik, e kanosi me thikë shoferin e një veture

Arrestohet roja e pyllit në Kaçanik, e kanosi me thikë shoferin e një veture

10:45, 18/11/2024

Është arrestuar një roje e pyllit në Gjurgjedell të Kaçanikut pasi që i njëjti sipas policisë, ka kanosur me thikë shoferin e një veture.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari m/k ( roje e pyllit) , pasi i njëjti e ka ndaluar një veturë VW Caddy të cilën e drejtonte viktima m/k. Sipas viktimës gjatë kontrollit të veturës nga roja e pyllit pas një fjalosje  me të  i dyshuari nxjerr një thikë duke e kanosur dhe sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë policia në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco