Kosova është vend sovran/ Berisha: Kurti të konsultohet me ndërkombëtarët për çështjet e marrëveshjes, por jo për...

15:16, 15/11/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur mbrëmjen e djeshm në emisionin ‘Çim Peka Live’ në çështjen e Kosovës.

I pyetur për trysninë që ushtrohet ndaj Kurtit nga ndërkombëtarët dhe Edi Rama, i cili u shërben interesave të tija dhe jo të Kosovë, Berisha theksoi se ndërkombëtarët duhet të kthejnë pllakën dhe të mos ekzaltohen me periudhën 13-15 apo 24. Unë e kuptoj që e kanë të vështirë të pranojnë se kanë dështuar, e vërtëta është se pa ndërhyrjen e tyre mund të kishte përshkallëzim të situatës, por progresi në 10 vite ka qenë stërminimal.

“Ata që presin kontributin e Shqipërisë duhet të pyesin vetën se çfarë kontributi mund të japë Shqipëria. Patjetër Shqipëria do të respektojë ligjet ndërkombëtarë, por duhet të kemi parasysh se Sali Berisha në çdo vendim do të mbajë anën e Kosovës. Mendoj se nëse i kërkohët Albin Kurtit që çdo veprim që do të bëjë ta konsultojë me ta, kjo është një tepri. Por në çdo vendim që ka të bëjë me marrëveshjet duhet të konsultohet. Këtu duhet kuptuar një gjë; A ekziston problemi midis Prishtinës dhe Beogradit? Nuk mund të mohohet. Ekziston në rrafshin ligjor ndërkombëtar, ekziston në rrafshin faktik real në terren, ekziston një forcë e NATO-s në terren në Kosovë… Ndaj edhe për aq sa diplomacia është arti i të vështirës, duhet të arrihet, nuk mund të them se nuk ka teprira edhe nga komuniteti ndërkombëtar, por duhet të konsultohet.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco