Berisha: Për Kosovën vendos Albin Kurti, jo unë

15:04, 15/11/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur mbrëmjen e djeshm në emisionin ‘Çim Peka Live’ në çështjen e Kosovës.

I pyetur për dialogun dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi, lideri demokrat theksoi se për Kosovën vendos Albin Kurti dhe askush tjetër.

“Së pari për Kosovën vendos Albin Kurti, nuk vendos Sali Berisha. Së dyti kam qenë, jam dhe do të jem për marrëveshjen e Donald Trump. Sepse kjo marrëveshje është e pakundërshtueshme, dhe ai që e kundërshton këtë nuk ka asnjë argument. Në qoftë se normalizohen marrëdhëniet ekonomike është arrtiur pothuasje në njohje reciproke. E kam mbështetu marrëveshjen e Ohrit, por kam konstatuar dobësi të mëdha.”,- u shpreh Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco