Disa ditë më parë me vendim të Ministrisë së Kulturës në një pjesë të kryeqytetit janë prerë disa drunj.
Nga komuna e kanë dënuar aktin dhe kanë thënë se ky veprim është bërë pa u njoftuar ajo.
‘’Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës. Pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjes’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Sipas komunës Ministria e Kulturës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, pa marrë asnjë ekspertizë paraprake ose analizë të ndikimit mjedisor përpara fillimit të punimeve.

Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar veprime të tilla dhe për të kompensuar dëmet që janë shkaktuar, thuhet më tej në reagim.
© SYRI.net