Partia Socialdemokrate në lidhje me autostradën Prishtinë-Gjilan ka thënë se plot një mandat është e papërfunduar, e Anamorava sipas PSD-së, nëse jo e izoluar, rrezikon jetën në rrugën e vjetër për Prishtinë e pa urë në Badoc.
PSD-ja është drejtuar ministrit Liburn Aliu, duke i thënë se përton me fol për autostradën dhe se ata që u u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë.
“Thanë që autostrada është thuajse e përfunduar e pastaj që premtimi ishte i gabuar se kryeministri u vu në lajthitje. Sot e asaj dite, plot një mandat dhe autostrada është e papërfunduar, e Anamorava, nëse jo e izoluar, rrezikon jetën në rrugën e vjetër për Prishtinë e pa urë në Badoc”.
“Ministër, ti edhe përton me fol për autostradën, por ne jo. Të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, të cilëve nuk prituat t’ua kapni votën me premtime e mashtrime”, thuhet në komunikatën e PSD-së.
© SYRI.net