Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

16:48, 14/11/2024

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit J.H., i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Elzana Kastrati, zëdhënëse e kësaj Gjykate.

Theksojmë se njëri nga personat kishte mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes kurse tjetri ka ndërruar jetë në Spitalin e Pjesës.

Dy të vrarët janë Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë i Klinës. Varrimi i tyre do të bëhet nesër në ora 13:00 në fshatin Jashanicë./Indeksonline

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco