Policia jep detaje lidhur me të shtënat në Malishevë, arrestohet një i mitur

Policia jep detaje lidhur me të shtënat në Malishevë, arrestohet një i mitur

16:45, 14/11/2024

Rreth orës 16:00 raportohet për të shtëna me armë zjarri në një lokal në Malishevë.

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Sheremet Elezaj e ka konfirmuar rastin dhe ka shtuar se një person tashmë është arrestuar.

”Mund ta konfirmoj se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, deri më tashi është arrestuar një person i moshës së mitur”, ka thënë Elezaj.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco