Kurti falënderon Belgjikën për mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës

Kurti falënderon Belgjikën për mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës

14:55, 14/11/2024

Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të festës së Ditës së Mbretit.

Duke e konsideruar këtë ditë si simbol të unitetit dhe historisë së Belgjikës, këtë vit shënohet përvjetori i 158-të i Ditës së Mbretit Belg.

Në adresimin e tij sipas komunikatës për media, Kurti tha se kremten e kësaj feste të madhe për popullin belg, po e shënojmë duke theksuar miqësinë e madhe ndërmjet popujve tanë dhe duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës në ditët më të vështira të saj.

“Populli ynë nuk e ka harrur mbështetjen e Belgjikës në ditët më të vështira të tij, dhe lidhjet e miqësisë që krijuan atëherë, në viteve e ’80-ta dhe ’90-ta, vetëm sa janë forcuar në vitet dhe dekadat pas”,  u shpreh kryeministri, teksa shtoi se mijëra shqiptarë dhe qytetarë tjerë nga Kosova janë shtetas belgë që janë pjesë aktive e institucioneve shtetërore dhe shoqërore të Belgjikës.

Ai gjithashtu falënderoi Belgjikën për mbështetjen e fuqishme të vazhdueshme ndaj agjendës evropiane të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco