Lajçak pret shefin e EULEX-it: “Patëm diskutim shumë të dobishëm”

Lajçak pret shefin e EULEX-it: “Patëm diskutim shumë të dobishëm”

19:34, 13/11/2024

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, njofton se ka mirëpritur sot në Bruksel shefin e misionit të EULEX-it, Gjeneralin Barbano.

Me anë të një postimi në platformën X, ai shprehet se me mysafirin patën një diskutim shumë të dobishëm për punën e rëndësishme të EULEX-it në Kosovë dhe se folën për zhvillimet e fundit në terren.

“E vlerësoj bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, përfundoi postimin Lajçak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco