Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se është miratuar vendimi për shpronësim të pronave ta paluajtshme që preken nga realizimi i projektit për zgjerim të rrugës nacionale N25, segmenti QMI-Lipjan.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë, teksa Aliu thotë se është për interes publik.
Ministri ka paralajmëruar se së shpejti do të shpallet edhe njoftimi tenderues për ndërtimin e kësaj rruge, e cila do të shndërrohet nga dy, në katër korsi.
Miratohet vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit:
“Zgjerimi i rrugës nacionale N25″, segmenti QMI – Lipjan.
Së shpejti do të shpallet edhe njoftimi për tenderim për ndërtimin e kësaj rruge të rëndësishme, e cila sipas projektit do shëndrrohet nga dy në katër korsi.
Nuk ka më projekte që nisnin e nuk përfundonin kurrë e as projekte që nisnin mbrapshtë e shtrohej asfalti pa shpronësim e pa projekt.
© SYRI.net