Ushtarët e Komisionit të Përbashkët Zbatues të Komandës Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen patrulla në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative.
“Këto patrulla promovojnë dhe sigurojnë një mjedis të qetë dhe të sigurt me lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në faqen zyrtare në Facebook.
Tutje në njoftim KFOR-it thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
© SYRI.net