Rizvanolli pas intervistimin në Prokurorinë Speciale: Kam qenë në cilësinë e dëshmitarit

Rizvanolli pas intervistimin në Prokurorinë Speciale: Kam qenë në cilësinë e dëshmitarit

14:04, 12/11/2024

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

E njëjta është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.

“Shumë shkurt, Ministrja Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares”, tha avokati i saj.

Ndërkaq, tutje ajo u pyet edhe nga gazetarët, ku u shpreh se “ju e dini që nëse me ndjekni nuk jap deklarata”, duke konfirmuar se ka qenë në cilësinë e dëshmitarit.

Sipas raportimit intervistimi i saj lidhet me rastin e ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi që akuzohet se i ka shkaktuar KEK-ut humbje prej 3.2 milionë eurove.

Krasniqit, i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale në gusht të këtij viti. Dyshimet janë se ai kishte filluar të keqpërdorë detyrën zyrtare ende pa i bërë dy javë nga dita kur ishte emëruar në këtë pozitë e deri ditën kur ishte arrestuar, në prill të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK’un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.

Aty thuhet se Krasniqi dyshohet se i ka mundësuar kompanisë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” tregtimin e energjisë në Kosovë, pa pasur e njëjta licencë.

Keqpërdorimin e detyrës dyshohet se ai e kishte filluar ende pa i bërë dy javë nga marrja e detyrës së Kryeshefit. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë me 4 tetor 2021.

Nga veprimet e Krasniqit thuhet se KEK është dëmtuar për mbi 3 milionë e 230 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco