Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e Rizvanollit

Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e Rizvanollit

13:39, 12/11/2024

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli është intervistuar gjatë ditës së martë [sot] në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale.

“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Aktualisht, ka përfunduar intervistimi i ministres, Artane Rizvanolli nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Pas përfundimit, ajo nuk është deklaruar për media, por ka folur avokati i saj, Artan Çerkini.

“Për shkaqe të hetimeve, detajet nuk duhet të bëhen publike. Çdo publikim paraqet vepër penale”, tha avokati Çerkini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco