Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me çdo administratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), pavarësisht se cili kandidat ka fituar.
Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, Kurti tha se qeveria është e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin jo vetëm në aspektin diplomatik.
I pyetur pĂ«r bisedĂ«n mes Trump e presidentit, AleksandĂ«r Vuçiq, shefi i ekzekutivit tha se âkush i ka raportet mĂ« mirĂ« me kĂ«nd nuk e di kĂ«tĂ« punĂ«â.
Këto deklarata Kurti i bëri pas vizitës në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ku shtoi se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara është i pazëvendësueshëm.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të dielën se ka biseduar në telefon me Donald Trump, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
© SYRI.net