Si u zbulua e arrestua në Ibiza, Leonard Luzi, i cili dy ditë më parë u ekstradua në Shqipëri

Si u zbulua e arrestua në Ibiza, Leonard Luzi, i cili dy ditë më parë u ekstradua në Shqipëri

14:57, 11/11/2024

Leonard Luzi u arrestua në Spanjë më 18 korrik. Policia spanjolle ra në gjurmë të tij asokohe, pasi kishte informacion se po organizonte vrasjen e një shtetasi shqiptar në Spanjë.

Luzi u lokalizua dhe arrestua në ishullin e Ibizës. Luzi nuk u arrestua për llogari të autoriteteve shqiptare pasi në Spanjë kishte identitet tjetër. Gjatë verifikimit dhe marrjes së shenjave të gishtave, u zbulua se ai ishte në kërkim edhe në shtetin shqiptar dhe se bëhej fjalë për shtetasin Leonard Luzi. Më 19 korrik autoritetet shqiptare i nisën atyre spanjolle dosjen e SPAK dhe dokumentacionet për ekstradimin e 47-vjeçarit, i cili më datë 9 nëntor u ekstradua.

Në raportin që autoritetet e drejtësisë spanjolle i kanë dërguar atyre shqiptare pas përfundimit të ekstradimit, e kanë cilësuar Leonard Luzin si anëtar i një organizate kriminale në Spanjë për kryerjen e “krimeve të rënda kundër personit”, funksionet kryesore të së cilës ishin udhëzimi për kryerjen e vrasjeve, rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i misioneve mes tyre si dhe jep udhëzime se si të lokalizohen objektivat dhe t'i vrasin ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco