Theren dy persona me thikë në Prishtinë, një person i arrestuar

Theren dy persona me thikë në Prishtinë, një person i arrestuar

14:38, 11/11/2024

Një incident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë, ku tre persona kanë marrë lëndime trupore, dy prej të cilëve i kanë pësuar ato nga një mjet i mprehtë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me këtë është arrestuar një person dhe Policia ka nisur një hetim për rrethanat e këtij rasti.

“Sot rreth orës 13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, deklaroi Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco