Gjakovë: Një burrë vdes në vendin e punës

Gjakovë: Një burrë vdes në vendin e punës

09:34, 10/11/2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Gjakovë, rreth orës 07:55.

Policia njofton se një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Tutje siç theksohet në raportin 24 orësh, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetimet lidhur me rastin kanë filluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco