Leposaviq, arrestohen dy persona për vjedhje të pyllit

Leposaviq, arrestohen dy persona për vjedhje të pyllit

11:15, 08/11/2024

Policia i ka arrestuar dy persona dje për vjedhje të pyllit në Leposaviq.

Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit kishin prerë një sasi të konsiderueshme drunore dhe  i kishin ngarkuar në automjetet për bartje, kamion dhe traktor.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar automjetet për bartje së bashku me sasinë drunore, dy sharra për prerje te druve dhe dy radiolidhje.

“Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit  dhe procedurave tjera policore, me urdhër  te prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor  pre 48 orësh ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e pyllit'”, thuhet në njoftim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco