Berisha: Fitorja e Trump, goditja më e rëndë ndaj ekstremit të majtë, që financohej nga monstra..., Xhorxh Soros

Berisha: Fitorja e Trump, goditja më e rëndë ndaj ekstremit të majtë, që financohej nga monstra..., Xhorxh Soros

19:23, 07/11/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te fitorja plebishitare e Donald Trump, si Presidenti i 47-të i Amerikës.

‘Fitorja e Trump ishte goditja më e rëndë ndaj ekstremit të majtë, që financohej dhe frymëzohej nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros’, u shpreh Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ju pararendësve të fitores së opozitës shqiptare, fitores së Shqipërisë dhe kombit shqiptar mbi narkoshtetin, krimin, drogën dhe të shkuarën e tij.

Të dashur miq, një përshëndetje gjithashtu dua t’u bëj oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që çdo natë me guxim përcjellin tek mbarë shqiptarët të vërtetat e hidhura, por edhe perspektivën që çel opozita shqiptare sot në rrugën drejt fitores.

Të dashur miq, fitorja e djeshme e presidentit Donald Trump, fitore mbi hipokrizinë, mashtrimin, por dhe mbi agresionin ndaj dinjitetit dhe identitetit të njeriut, ishte goditja më e rëndë që ekstremi i majtë ka marrë në të gjithë dy dekadat e fundit.

E financuar dhe e frymëzuar nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, për fatin më të keq së pari të kombit amerikan, por pastaj të miqve dhe partnerëve të SHBA në botë, bazuar në këtë ideologji, u vërsulën kundër identitetit të njeriut.

Kundër dinjitetit të tij.

Kundër familjes, folesë mijëravjeçare të shoqërisë njerëzore, të civilizimit njerëzor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco