Eksperti Hoxhaj: Zgjedhjet në SHBA, leksion për demokracinë

Eksperti Hoxhaj: Zgjedhjet në SHBA, leksion për demokracinë

10:13, 07/11/2024

Studiues dhe ekspert i çështjeve ndërkombëtare, Andi Hoxhaj shpjegoi në Syri Tv se si zgjedhjet në SHBA, ishin një leksion për demokracinë.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto përmes një lidhjeje me Skype, Hoxhaj tha se vota e qytetarëve amerikanë tregoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.

Hoxhaj është i mendimit se qasja e politikës amerikane ndaj Shqipërisë ka për të ndryshuar, referuar edhe deklaratave të Trump, mbi refuzimin e asaj që ka ndodhur në të kaluarën.

Nuk mendoj se jemi në një ndryshim kaq të madh, parashikimet se si do votojnë votuesit, janë shumë njerëz që merren me politike dhe qytetarët nuk merren me politikë gjatë gjithë kohës. Qytetarët që votuan Trump ishin për ekonominë dhe emigracionin. Trump ka premtuar uljen e kostos së jetesës për të rinjve. Harris se ka parë këtë si shqetësim, ndërsa për qytetarët kërkohet zgjidhje.

Qasja e SHBA ka për të ndryshuar dhe ndaj Shqipërisë e BE, që Trump ka thënë se do e refuzoj çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Qasja do të jetë ndaj Orban, sepse ka qenë aleat i afërt i Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco